Lajme

Tronditet Koreja Jugore, SHBA-ja i vendos në tokën e saj 4 sisteme kundërajrore pa e pyetur fare

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 30 May 2017

Lideri i Koresë Jugore, Moon Jae-in, ka urdhëruar kryerjen e një hetimi ndaj vendosjes së katër sistemeve kundërajrore “THAAD” si shtesë e dy tjerave të vendosura nga Ushtria Amerikane para zgjedhjes së tij president, ka thënë sot zëdhënësi i tij.

Moon është tronditur kur ka dëgjuar se katër sisteme shtesë kundërajrore “THAAD”, të vendosura për ta luftuar kërcënimin raketor të Koresë Veriore, ishin sjellë pa e pyetur fare Qeverinë e vendit të tij apo publikun, ka thënë zëdhënësi i tij, Yoon Young-chan, transmeton Express.

Vendosja e sistemit “THAAD” nga Ushtria Amerikane, për të cilin qeveria e kaluar e Jugut dhe SHBA-ja kishin rëndë dakord, ishte një çështje kontroverse në zgjedhjet presidenciale të 10 majit, si dhe e ka xhindosur Kinën, aleatin e vetëm dhe më të madh të Veriut.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy