Lajme

Tronditëse: Vajzat e vetëvrara në Prizren ishin shoqe klase, të dyja kërcyen nga banesat

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 25 May 2018
Prizreni është tronditur në dy javët e fundit nga dy ngjarje të rënda. Dy femra të reja janë vetëvrarë në dy javët e fundit për arsye deri më tani të panjohura.

Tragjedia e parë ndodhi në natën e 8 majit rreth orës 1-00 të natës. Një femër e moshës se re ishte hedhur nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës.

Tragjedia e dytë ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Një vajzë është hedhur nga kati i tetë i banesës duke mbetur pa shenja jete.

Mësohet se që të dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

-Advertisement-

Madje, persona të afërt me të dy shoqet thonë në burime anonimiteti se vetëvrasja e sotme mund të ketë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike.

Policia e Prizrenit të cilët kanë konfirmuar se dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

Indeksonline ka siguruar një video incizim të shkurtër nga vetëvrasja e sotme para se tashmë e ndjera t’i jepte fund jetës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera