Tronditëse! Gruaja nga Shqipëria rrëfen tmerrin: Më rrëmbyen për të më shitur organet
Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 24 September 2017
Eglantina quhet zonja që na ka tronditur ditën e sotme me dëshminë e saj tek “E Diela Shqiptare”.
Ajo ka rrëfyer dramën jetësore të përjetuar nga momenti kur u martua me bashkëshortin, me të cilin sollën në jetë një vajzë, dhunën e vjehrrës si dhe divorcin.
Por asgjë nuk përfundon me kaq. Eglantina rrëfen më tej se në vitet ’90 atë e kanë rrëmbyer dhe kanë tentuar t’i shesin organet.
Ajo rrëfen se e morën peng dhe e shitën në Greqi.
“Më kanë marrë peng. Kam ndenjur dy muaj në një karrige me pranga në duar e në këmbë në Patos. Ky është dhe motivi që unë e kam lënë vajzën. Ngjarja ka ndodhur në fund të vitit 1991. Pastaj, në shkurt të vitit 1992 mua më shesin në një familje irakiane në Greqi”.
Më tej, Egla trondit kur tregon se dy vajza vdiqën dhe se si ajo arriti të shpëtonte.
“Ishim 4 vajza që na mbajtën peng për të na shitur organet. Unë dhe një vajzë tjetër jetojmë, ndërsa dy vajzat e tjera kanë vdekur. Unë pësova një temperaturë të lartë dhe ata thanë që këtë nuk e transportojmë në Itali. Kështu shpëtova”.
Si e kapën:
Isha tek mamaja dhe vjen dikush e më nxjerr nga shtëpia në 11:30 të natës. Kam kaluar buzë kanalit në fshatin Suk 2, në Patos, Fier. Aty vjen një furgon përpara dhe më dalin 2 persona. Më lidhën duar e këmbë”.
Eglantina vijon rrëfimin teksa thotë se në Greqi e shitën në një familje, me një prej pjesëtarëve të së cilës u martua.
“Në Greqi më shitën në një familje irakiane kurde. U martova me një prej tyre dhe ndërrova emrin. Atësia dhe mëmësia më shkruhej. Bahar Teme, ishte emri dhe mbiemri i ri. Me të ika nga Greqia në Suedi. Nuk pata fëmijë. Ai më dhunonte, nuk më jepte divorcin. Arrita të ndahesha nga ai dhe në dhjetor ’95 u njoha me një kosovar me të cilin kam dy fëmijë dhe jetojmë bashkë”.
Ndërkaq, Egla vijon të kërkojë të njohë vajzën që la në Patos, tek bashkëshorti i saj i parë./JOQ
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...