Lajme

Tronditen brigjet e Koresë së Veriut: Tërmet apo bombë bërthamore?

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 13 July 2017

Pranë brigjeve të Koresë së Veriut janë regjistruar lëkundje toke, ku menjëherë është shkaktuar panik për mundësinë e shpërthimit të një bombe bërthamore.

Mediat e huaja shkruajnë se epiqendra e tërmetit është regjistruar 201 kilometra në juglindje të qytetit të Koresë së Veriut Chongjin.

Fillimisht u ngritën spekulime se bëhej fjalë për shpërthimin e një bombe bërthamore, por më pas ekspertët vërtetuan se ishte një tërmet me magnitudë 6 ballë.
Frika për një bombë vjen si pasojë e tensioneve të shtuara mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Më 4 korrik të këtij viti, Koreja e Veriut kreu testin e parë të raketës ndërkontinentale. Ndërkohë, menjëherë reagoi edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka riafirmuar “angazhimin e hekurt” të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të Koresë së Jugut dhe Japonisë, “duke përdorur të gjithë gamën e kapaciteteve të saj, përfshirë atë bërthamore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera