Lajme

Trondit Rusia: Amerika ka vendosur raketahedhëse në Siri

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 16 June 2017

Rusia akuzoi sot Uashingtonin se ka vendosur predha kundër ushtrisë së Damaskut në garnizonin Al-Tanaf në Siri, disa kilometra larg kufirit me Jordaninë.

Ushtria ruse theksoi në një komunikatë se SHBA-ja ka vendosur nëpërmjet Jordanisë në Al-Tanaf dy bateri me raketahedhëse të shumfishta të tipit “HIMARS”.

“Instalimi i të gjitha llojeve të armëve të huaja mbi territorin sirian, mbi të gjitha raketahedhëset e shumfishta, duhet të jenë objekt i një marrëveshje me qeverinë sovrane të vendit”, kritikoi ministria ruse e Mbrojtjes.

-Advertisement-

“Koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja ka sulmuar disa herë forcat siriane qeveritare, që luftojnë kundër ISIS-it pranë kufirit me Jordaninë,” thuhet në këtë komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera