Lajme

Trombozë dhe goditje në tru/ Vaksinat AstraZeneca dhe J&J rrezikojnë të “zhduken” nga tregu

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 28 April 2022

Vaksinat AstraZeneca dhe Johnson & Johnson rrezikojnë të “zhduken” përgjithmonë nga tregu i vaksinave anti-covid.

La Stampa shkruan se Agjencia e barnave Europiane, po studion efektet anësorë të këtyre vaksinave.

Dyshimet deri më tani janë se kanë shkaktuar forma të veçanta të trombozës, hemorragji, goditje në tru dhe ishemi.

-Advertisement-

“Në javët në vijim do të kryhen studime për të patur një përcaktim më të saktë të incidencës së rasteve ndërmjet të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve”, ka thnënë një burim autoritar i EMA-s.

Ndërkohë, Italia dhe Evropa po përdorin më së shumti vaksina të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera