Sport

Triumfuesit e xhudos kthejnë trofetë në shtëpi – duke na bërë krenar (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 25 June 2019

Ekipi i Kosovës në xhudo ka korrur suksesin e radhës në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” në Bjellorusi.

Xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogram ku mundi rusen Natalia Kuziutina, ndërsa Nora Gjakova mori medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 58 kilogram, njofton Klan Kosova.

Triumfuesit sot i kthyen në shtëpi trofetë e fituara.

-Advertisement-

Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë arritur në orën 12:20 në Prishtinë.

“Po ndihem shumë mirë ka qenë hera e parë që kam marr pjesë në Lojërat Evropiane , kjo ka qenë medialja që ma ka munguar. Kjo medalje e rrit vetëbesimin tim për të luftuar dhe për tu rikthyer fuqishëm”.

“14 muaj kam qenë jasht garave , ka qënë shumë vështire edhe ana psikike kjo është ana më e vështirë e një sportisti, mirëpo unë jom kthyer mirë ku edhe mora medalje të artë”, deklaroi Majlinda Kelmendi.

Driton Kuka deklaroi se është knaqësi që me 4 garues të kthehet në shtëpi me 3 medalje.

“Knaqësi me ju pa kaq shumë në numër që keni dal me na pritë dhe që nuk po vraponi vetëm mas politikanëve por edhe mas sportistëve, me 4 garues u kthyem me 3 medalje.

“Që nuk kanë dal me na prit se kemi pa shumë të madhe, me rëndësi është që ne po i tregojmë popullit që sporti ka vlera”, deklaroi Kuka.

Ndërsa Nora Gjakova e pyetur se cilës medalje iu gëzua më shumë të Majlindës apo Lorianës, dha këtë përgjigjie.

“Dy medaljet me kanë gëzu, Majlinda është kampione e katërfshit e Loriana e ka medaljen e parë e për këtë mbetët më e vecantë.

Agron Kuka, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, kthehen në 19:35 me linjën Minsk – Stamboll – Prishtinë.E

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera