Kulturë

Triumfon Dua Lipa me çmimin ‘Artistja femër e vitit’, lë pas emra të mëdhenj

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 28 May 2021

Për dallim nga viti 2020, këtë vit është mbajtur ceremonia vjetore e “iHeartRadio Music Awards 2021”.

Në këtë ceremoni nuk mungoi as këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila ishte e nominuar në disa kategori dhe u nderua me çmimin ‘Artistja femër e vitit’ duke lënë pas në këtë kategori: Ariana Grande, Billie Eilish, Megan Thee Stallion dhe Taylor Swift.

Pjesë e kësaj mbrëmjeje madhështore ishte edhe shqiptarja tjetër Ava Max, e cila ia dhuroi çmimin e ‘Artistes së Vitit’ këngëtares Lipa.

Evenimenti edhe kësaj radhe u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles, ndërsa kishte kufizime për shkak të situatës së vazhdueshme me COVID-19.
The Weeknd, Ariana Grande, Bruno Mars, Dan+Shay – ishin vetëm prej disa artistëve që dhuruan performanca të mahnitshme.

Të tjera