Kulturë

Triumf i Ukrainës në Festivalin Europian, Zelensky: Do ta organizojmë në Mariupol

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 15 May 2022

Ashtu siç pritej, Ukraina ka triumfuar në edicionin e 66-të të Festivalit Europian të Këngës.

Është grupi Kalush Orchestra me këngën e tyre Stefania, që me 631 pikë ka mundur Britaninë e Madhe që konkurronte me këngëtarin sam Ryder dhe Spanjën me Chanel.

Eventi muzikor mbahej në Torino të Italisë, pas fitores së bujshme të grupit Maneskin vitin e kaluar, që i dha atyre sukses ndërkombëtar.

-Advertisement-

Padyshim, më shumë se kurrë në këtë edicion mesazhi politik ishte i qartë, dhe dëshmoi solidaritetin europian ndaj Kievit, të sulmuar nga Rusia e Vladimir Putin. Kënga ukrainase i kushtohej fillimisht një nëne, por pas fillimit të agresionit rus u shndërrua për ukrainasit në një himn për vendin e tyre, duke ndërthurur elementë tradicionalë tek një kënge të tipit hip-hop.

Vetë presidenti Zelensky komentoi fitoren në një postim. “Kuraja e jonë i bën përshtypje të gjithë botës. Muzika jonë pushton Europën. Vitin tjetër do të mirëpresim Festivalin ne Ukrainë. Për herën e tretë dhe jo të fundit”, ishte mesazhi i tij, që shtoi se “do të bëjmë gjithçka që ta organizojmë eventin në një Mariupol të lirë dhe të rindërtuar”.

Mesazhe mbështetëse për fitoren erdhën edhe nga institucionet europiane, duke filluar nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deri tek presidenti i këshillit Europian Charles Michel./a2news.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera