Sport

‘Triku’ i Genc Nuzës me Muharrem Sahitin në mesin e videove më të shikuara për vitin 2019

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 12 January 2020

‘Triku’ i gjyqtarit më të mirë kosovar Genc Nuza dhe i ndihmës selektorit të Kosovës, Muharrem Sahiti ishte bërë viral në të gjitha rrjetet sociale gjatë vitit të kaluar, shkruan Gazetasheshi.com.

Në ndeshjen e yjeve e cila u zhvillua në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”, gjyqtari Nuza e ‘mashtroi’ Sahitin, duke u bërë kinse po e ndëshkon me karton të verdhë, por që në fakt nxjerri një palomë për ti fshirë djersët e tij.

Faqja tashmë shumë e njohur “433” e kishte publikuar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, derisa mori shikime të shumta.

-Advertisement-

Njëherit kjo ishte njëra ndër videot më të shikuara për vitin 2019.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera