Fun & Video

Tridhjetë gra padisin në gjykatë Pornhub, u nxorri videot nudo

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 18 June 2021

Më shumë se 30 gra po padisin kompaninë e cila zotëron faqen Pornhub, që ofron pornografi të realitetit virtual se ka përdorur video ku ata duken qartë.

Gratë thonë se videot janë uploduar në Pornhub pa lejen e tyre dhe kanë ngritur padi civile në Kaliforni.

Mindgeek akuzohet për drejtimin e një “ndërmarrjeje kriminale”

-Advertisement-

Në një deklaratë, Pornhub i quajti akuzat “plotësisht absurde, krejtësisht të pamatur dhe kategorikisht të rreme”.

Pornhub i tha BBC se “ka zero tolerancë ndaj kontentit illegal dhe i quajti akuzat të pabaza”

Ai tha se platforma e gjeneruar nga përdoruesit ka “masa mbrojtëse, të cilat përfshijnë ndalimin e ngarkimeve të videove nga përdoruesit e paverifikuar” megjithatë Pornhub nuk kërkon verifikimin e moshës së personazheve në video.

Njëra perj grave tha se kishte qenë 17 vjeçe kur i dashuri i saj e kishte përfshirë në një video nudo dhe se kishte qenë një shok që I kishte treguar asaj për videon në Pornhub.

Në 2019 kjo kompani kishte pasur 42 miliardë vizita dhe 6.83 milionë video të uploduara, të konvertuara në një kohë shikimi prej 169 vitesh por nuk deklaroi sesa moderatorë kishte punësuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera