Lajme

TRIBUNALI I HAGËS: Aktgjykimi i Ratko Mlladiqit më 22 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 18 October 2017

Aktgjykimi gjyqësor i gjeneralit të ushtrisë së Serbisë, Ratko Mlladiq do të shqiptohet më 22 nëntor, ka njoftuar Tribunali i Hagës, shkruan Kurir.

Qeveria e Serbisë ka dhënë garanci për lirimin e përkohshëm të Ratko Mlladiqit për trajtimin e tij, sepse, bazuar në punën e dokumentacionit dhe asaj që kanë arritur të gjejnë mjekët, besohet se Mlladiq nuk po merr trajtimin e duhur mjekësor në përputhje me situatën në të cilën gjendet ai, ka thënë sot Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviq, përcjellë GazetaBlic.

“Prandaj, ne po shpresojmë se Tribunali i Hagës do ta marrë me seriozitet kërkesën e paraqitur që e ka bërë mbrojtja, me të gjitha garancitë që i ka dhënë Qeveria e Serbisë, për të shqyrtuar edhe një herë mundësinë që ai të dal nga aty në një trajtim të përkohshëm, duke pasur parasysh atë se sa ne dimë për gjendjen e tij” – tha Kuboroviq. / © Kurir

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera