Rozë

Tribal, artisti më i ri në skenën e muzikës

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 26 January 2022

Skenës muzikore kosovare i është shtuar edhe një artist i ri. Tribal Rexhepi është emri me i ri në këtë industri i cili sot ka publikuar projektin e tij të parë që titullohet “PA TY”.

Si pjesë e label-it “LAHUTA MUSIC” ai synon të arrijë majat e suksesit në industrinë e muzikës.

Tekstin e këtij projekti e ka shkruar vet artisti, ndërkaq muzika është realizuar nga Fatjon Miftari.

-Advertisement-

Përveç tekstit artisti nga Presheva i ka kushtuar mjaft rëndësi edhe videoklipit, ku shihet se është realizuar me përkushtim të madh.

Tribalin e kemi parë edhe më herët në rrjetet sociale përmes së cilave ka promovuar talentin e tij, veçanërisht në Tiktok dhe Instagram.

“PA TY” është vetëm fillimi i rrugëtimit të artistit nga Presheva./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera