Lajme

Tri vjedhje të rënda brenda 24 orëve në Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 09 April 2021

Janë raportuar për tri raste të vjedhjes gjatë ditë së enjte në Mitrovicën e Veriut, shkruan Gazeta inFokus.

Vjedhjet ndodhën në Zubin Potok, Mitrovicë dhe Leposaviq.

Në fshatin Pridvorica të Zubin Potokut në mesnatë u vodhën tri pajisje për prodhim të kriptovalutave.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se perona të panjohur  me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga  aty kanë vjedhur tri pajisje për prodhim të kriptovalutave”, thuhet në raportin e policisë.

Policët rrahën në Prizren me qytetarët, bëhen llom

Në Suhadoll të Mitrovicës është disa persona kanë hyrë brenda objektit të xhamisë dhe kanë vjedhur mbi 600 euro.

“Suhadoll, Mitrovicë 08.04.2021-NN.  Një mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të xhamisë dhe nga aty i kanë vjedhur një shumë parsh prej 600-700€”, bënë të ditur policia.

Edhe në Leshak të Leposaviqit është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë marrë 900 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se perona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë i vjedhur një shumë parash prej 900€”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera