Fun & Video

Tri vite jetoi në rrugë, e pastaj iu kujtua xhirollogaria të cilën e kishte harruar-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 12 June 2019

Gjërat shpejt shkuan drejt greminës dhe John u detyrua të jetonte në kuti kartoni afër stacionit të autobusëve.

Por, jeta e tij ndryshoi përnjëherë, pasi aksidentalisht zbuloi një llogari bankare të cilën e kishte harruar krejtësisht.

Llogaria u zbulua kur Policia dhe punonjësit socialë u përpoqën t’ia gjenin një strehim të përkohshëm. Gjatë kërkimit të të dhënave të tij personale, u shfaq dhe informacioni i llogarisë bankare ku kishte para të mjaftueshme për të blerë një shtëpi.

-Advertisement-

Në fakt, banka kishte ndryshuar emrin gjatë ristrukturimit për çka Helinski kishte harruar llogarinë ku shkonte mbështetje sociale të cilën ai nuk e kishte tërhequr.

“Ishim të tronditur kur pamë se për çfarë shume është fjala.”, thotë polici që e kishte ndihmuar këtë të pastrehë të deridjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera