Lajme

Tri vaksina të reja në kalendarin e vaksinimit

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 03 October 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në kalendarin e vaksinimit kanë përfshirë tri vaksina të reja.

Vitia në një postim në Facebook pa dhenë shumë detaje njofton se vaksinat e reja janë ajo HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës, kundër rotavirusit dhe vaksinën kundër pneumokokut e meningjitit.

“Kemi siguruar: Vaksinën HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës, vaksinën kundër rotavirusit, vaksinën kundër pneumokokut e meningjitit.

-Advertisement-

Pas një dekade përditësuam kalendarin e vaksinimit. Gjashtëfishuam buxhetin për vaksina. Shtuam buxhetin për mbrojtje e parandalim”, shkruan Vitia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera