Sport

Tri skuadra angleze në luftë për talentin e Realit

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 04 July 2019

Arsenali, Liverpooli dhe Tottenhami në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll të Real Madridit, Dani Ceballos, raporton Marca.

22 vjeçari i cili pati paraqitje fantastike me kombëtaren U21 të Spanjës në evropianin për këtë grupmoshë mund të largohet nga Bernabeu në formë huazimi.

Treshja e Premier Ligës po luftojnë njëra me tjetrën për ta bindur futbollistin, për të cilin skuadra madrilene pranon oferta vetëm në formë huazimi, arsyeja është sepse e cilësojnë futbollistin si një prej protagonistëve kryesor për të ardhmen e ‘Los Blancos’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera