Lajme

Tri rekomandimet e QKRMT-së për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 19 June 2017

Rishikimi i kornizës ligjore për politika kombëtare për të siguruar që të dhunuarat e luftës të njihen si viktima të dhunës seksuale, të ofrohen shërbime shëndetësore për viktimat e dhunës dhe të ofrohet mbështetje për këto viktima janë 3 rekomandimet që Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Dhunës i ka paraqitur gjatë një tryeze në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.

 

Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT-së, tha se 15 vite më radhë organizatat që kanë avokuar për këto viktima janë të vetmet që janë angazhuar në njohjen e viktimave.

-Advertisement-

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se rruga për të arritur aty ku jemi sot ishte e gjatë, dhe e mundimshme.

Ajo theksoi se Kosova ka pasur vonesë në njohjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Komisioni për njohjen e viktimat e dhunës seksuale në Kosovë është formuar dhe zyrtarisht viktimat do të mund t’i kërkojnë të drejtat e tyre që i kanë të siguruara edhe me ligj. /KP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera