Lajme

Tri projektet që po e shkatërrojnë Liqenin e Badovcit

Autori: Halil Berisha 13:32 | 13 January 2020

Bujë të madhe si nëpër media ashtu edhe tek qytetarët, ditëve të fundit u bë një projekt për një lagje ekskluzive në afërsi të Liqenit të Badovcit.

I projektuar nga “4M Group”, dhe e planifikuar të ndërtohet nga “Kaëa”, ky projekt u kundërshtua me të madhe nga shumë qytetarë, pasi po konsiderojnë se e dëmton Liqenin e Badovcit e ujin e pijshëm me të cilin furnizohen një pjesë e madhe e qytetarëve, shkruan gazeta inFokus.

Por, nuk është veç ky projekt i “4M Group”, “Kawa” e pronarit të tokës “Rahim Haradini”, që po e rrezikon një prej aseteve më të çmuara të Kosovës, Liqenin e Badovcit.

-Advertisement-

Në fakt, këta ende nuk ja kanë nisur punës, për dallim prej dy kompanive tjera që tashmë veç janë në finalizim.

Një nga to është Marigona Hill, e cila nëse shihet në Google Maps, lagja e ndërtuar i ka veç 1.05km larg Liqenit të Badovcit, shkruan gazeta inFokus.

Madje një gjë të tillë e thonë edhe me mesazh automatik në Facebook nëse kërkon lokacionin e kësaj lagje.

“Marigona Hill” është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, me lokacion pas Pallatit të Drejtësisë, në afërsi të Liqenit të Badovcit dhe njëkohësisht pranë parkut të Gërmisë”.

“Marigona Hill” është e shtrirë në 16.2 hektarë, në të cilën ka 90 shtëpi, 115 tarracierë, 315 banesa e 100 lokale afariste e ambiente biznesi.

Ndërsa veç kësaj, Marigona Hill, përafërsisht njëjt larg Liqenin e Badovcit e ka edhe një lagje tjetër, “Royal Prishtine”.

Këta në një postim të tyrin në Facebook, Liqenin e Badovcit e shfrytëzojnë edhe për marketing, duke i ftuar qytetarët që të jetonin në siç thonë “më pak se 1km nga kjo bukuri”.

E quajtur “Royal Green Residence”, në total ka 237 shtëpi.

Krejt këto lagje, janë ekskluzive, e që në to kryesisht banojnë e kanë prona njerëz me të ardhura më të mira se shumica e popullsisë kosovare, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë formë, derisa të “pasurit” e shtetit kërkojnë të plotësojnë egot e tyre duke jetuar në vende larg pluhurit të qytetit e afër bukurive natyrore, këto të fundit po rrezikohen të degradohen duke e dëmtuar madje edhe ujin e pijshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera