Lajme

Tri produktet serbe që konsumohen më të madhe në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 21 November 2018

Qeveria e Kosovës sot vendosi ta rrisë taksën ndaj produkteve serbe prej 10 në 100 për qind.

Por cilat janë produktet me origjinë nga Serbia që konsumohen më të madhe në Kosovë?

Ekziston një llojllojshmëri produktesh të importuara nga Serbia, duke filluar nga energjia elektrike e deri tek “krem-bananet”.

-Advertisement-

Në tri vitet e fundit, nga Serbia kemi importuar energji elektrike në vlerë mesatare vjetore prej 35 milionë euro.

Brenda vitit përafërsisht importohen mbi 10 milionë “krem-banane”, 2.3 milionë pako “Plazma”, e afro gjysmë milioni çokollada “Cipiripi”.

Për shkak se mallrat që shiten në Kosovë, Serbia i konsideron si mallra që shiten në “territorin e saj” e jo si eksport, është vështirë të dihet saktë se çfarë pozite zë tregu i Kosovës për eksportin e përgjithshëm të Serbisë. Në vitin 2015, eksportet e Serbisë tejkalonin 12 miliardë euro, mbi 65% e të cilave eksportoheshin në vendet e Bashkimit Evropian.

Nëse e krahasojmë me këtë, del se përafërsisht eksporti i mallrave serbe në Kosovë përbën rreth 3.4% të eksportit të përgjithshëm, çfarë e bën Kosovën një ndër gjashtë tregjet më të rëndësishme për Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera