Lajme

Tri parti ‘luftojnë’ për katër vota

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 28 July 2018

Tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por pasi së bashku i kanë vetëm 57 deputetë, ato janë “duke luftuar” që t’i sigurojnë edhe katër vota tjera në mënyrë që të mundë ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, tash e sa kohë janë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, por asnjëra nga këto dy parti nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret që do të çonte në drejtim të rrëzimit të Qeverisë.

Përkundrazi, pavarësisht se së fundmi partia tjetër opozitare Partia Socialdemokrate ia ka dorëzuar LDK-së 12 nënshkrimet e deputetëve të saj, përfaqësuesit e këtij subjekti nuk kanë bërë të ditur nëse janë duke biseduar me deputetët e tjerë që t’i sigurojnë 61 numra për t’i dhënë fund qeverisë aktuale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera