Lajme

Tri parashikimet e bëra realitet të dy fëmijëve, të cilët Papa i shpalli shenjtorë

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 15 May 2017

Papa Françesku këtë të shtunë ishte në qytetin e Fatima-s në Portugali, ku është pritur nga rreth 500 mijë besimtarë.

Kjo vizitë ka përkuar me 100 vjetorin e vdekjes së dy fëmijëve, Francisco dhe Jacinta Marto, të cilët janë shenjtëruar nga Kisha Katolike.

Dy fëmijët, vëlla e motër, bashkë me kushërirën e tyre Lucia, më 1917 kanë pretenduar se ju është shfaqur Virgjëresha Mari, e cila u ka treguar tre sekrete, të cilat më vonë u interpretuan si parashikimi i Luftës së Dytë Botërore, fundi i Luftës së Ftohtë dhe atentati ndaj një Pape.

-Advertisement-

Historia e fëmijëve nuk u besua nga autoritetet e kohës dhe ata u dënuan me vdekje me vaj të nxehtë, nëse nuk do të rindryshonin historinë e tyre.

Vëlla e motër, i shpëtuan dënimit me vdekje, por humbën jetën si pasojë e sëmundjeve epidemike.

Por Papa Françesku gjatë kthimit nga Portugalia shprehu dyshime të thella nëse gjashtë fëmijë adoleshentë boshnjakë kanë parë shfaqjen e Virgjëreshës Mari në Bosnjë – ngjarje kjo e shënuar në qershor të 1981.

Prej asaj kohe, ky vend në Medjugorje është kthyer në një zonë pelegrinazhi për të paktën një milion persona çdo vit.

“Gruaja që ata panë nuk është nëna e Krishtit”, u shpreh Papa ndërsa po kthehej nga ndalesa e tij në Portugali duke shtuar se ka nisur edhe një hetim lidhur me këtë rast.

“Këto shfaqje të supozuara nuk kanë shumë vlerë – po jap mendimin tim personal”, vazhdoi Papa.”Por është e qartë, cili mendon se Virgjëresha do të thoshte:” Eja në këtë vend nesër në këtë kohë dhe do t’i jap një mesazh?”.

Megjithatë, Papa ishte më i kujdesshëm në lidhje me shfaqjet origjinale të vitit 1981, të cilat ai nuk i hodhi poshtë menjëherë.

Edhe në nëntor të vitit 2013, Papa shfaqi disa dyshime.

Vatikani një vit më parë dërgoi një përfaqësues të ri për të “marrë njohuri më të thellë të situatës në Medjugorje dhe mbi të gjitha për nevojat e besimtarëve që shkojnë atje në pelegrinazh”. /Shqiptarja.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera