Lajme

Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 26 July 2024

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.

Në bazë të infografikës, pritjet tek Dheu i Bardhë po zgjasin deri në 3 orë në hyrje dhe një orë në dalje. Pritje të gjata ka edhe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, ku kolona ka arritur deri në 1 mijë metra në hyrje,  e 300 metra në dalje.

Pritjet në hyrje të këtij pikëkalimi janë 1 orë e gjysmë, e në dalje 40 minuta.

-Advertisement-

Në Merdare pritjet janë nga 20-30 minuta, në Kullë nga 20 deri në 25 minuta, në Glloboqicë 30 minuta, Jarinje 15-20 minuta dhe Bërnjak deri në 15 minuta.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera