Tri mjekeve u vërtetohet pafajësia për rastin e Arbenita Spahiut
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 04 October 2017
Gjykata e Apelit vërtetoi vendimin e themelores për tri mjeket e Gjilanit që akuzoheshin rreth rastit të Arbenita Spahiut.
Gjykata e Apelit njoftoi sot me anë të një komunikate se ka refuzuar ankesën e prokurorisë në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit për tri mjeket që akuzoheshin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe mosdhënie të ndihmës mjekësore.
Duke refuzuar ankesën e prokurorisë, Apeli ka vërtetuar pafajësinë e mjekeve që atyre iu shqiptua nga Gjykata Themelore në Gjilan.
“Vendimi i gjykatës së shkallës se parë, është i qartë dhe konkret, në të janë dhënë arsye për faktet vendimtare, janë arsyetuar provat dhe drejt është vepruar kur është konsideruar se në veprimet e të akuzuarave nuk qëndrojnë elementet e veprave penale për të cilat ato ishin ngarkuar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
Mjeket-gjinekologe Mexhide Shaqiri, Hamide Zeqiri e Vjollca Kosumi ishin liruar nga Gjykata në Gjilan në maj të këtij viti.
Atëherë gjykata në vendimin e saj konstatoi se “prokuroria nuk ka paraqitur fakte që do ta vërtetonin përgjegjësinë e të akuzuarave”.
Mësuesja Arbenita Spahiu kishte vdekur më 3 mars 2016 pas komplikimeve gjatë lindjes, ndërsa mjeket Mexhide Shaqiri e Hamide Zeqiri akuzoheshin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, kurse Vjollca Kosumi për mosdhënie të ndihmës.
Enver Selimi, babai i Arbenita Spahiut, pas shpalljes së vendimit të gjykatës vitin e kaluar tha se “ai që është i fortë, ai fiton, viktima është viktimë gjithherë, nuk mundet me fitu kurrsesi”, duke mos u pajtuar me vendimin e gjykatës.
Por Apeli konstatoi se themelorja në vendimin e saj ka analizuar të gjitha faktet.
“Gjykata e shkallës se parë ka arsyetuar secilën provë veç e veç, të njëjtat i ka ndërlidhur në mes veti duke arsyetuar faktin se përse disa provave ua ka falë besimin, e disave jo, si dhe arsyeve në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së kësaj çështjeje penalo-juridike”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...