Tri metoda të thjeshta pastrimi që lehtësojnë jetën e çdo personi që mban syze (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 17 June 2017
Mbajtja e syzeve optike dikur konsiderohej nevojë për të gjithë ata persona që kishin probleme me shikimin, por vitet e fundit ato qëndrojnë shumë mirë edhe si një aksesor që plotëson look-un e një personi.
Por si çdo aksesor tjetër, syzet shpeshherë mbledhin papastëritë e ambientit, për të mos folur për njollat e fondotinës të përziera me djersë dhe gërvishtjet që duket sikur tubullojnë shikimin. Por e dini se ekzistojnë disa truke të thjeshta pastrimi që i bëjnë syzet tuaja si të reja? Living ju njeh me tre prej tyre :1. Sodë buke dhe ujë: Fshini fillimisht sipërfaqen e xhamtë të syzeve me një lecke me mikrofibra. Më pas shtoni në një pjatë 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 lugë çaji ujë. Përziejini derisa të formohet një pastë dhe me të lyeni syzet duke i fërkuar me mollëzat e gishtave. Në fund shpëlajini me ujë të rrjedhshëm.
2. Uthullë e bardhë rrushi: Uthulla e bardhë e rrushit jo vetëm që shërben si një pastrues për pastrimet e vështira të tualetit dhe veshjet e bardha, por njëkohësisht edhe për pastrimin e syzeve. Hidhni në një sfungjer pak uthull të bardhë rrushi dhe fërkoni pjesën e brendshme dhe të jashtme të syzeve. Më pas lajini me ujë të bollshëm dhe fshijini me napë pambuku. Njollat do të jenë zhdukur plotësisht.
3. Alkool: Me siguri do e bëni lidhjen edhe me pijen tonë tradicionale, rakinë. Duke qenë se rakia është përdorur historikisht për pastrimin e xhamave, përse jo të mos përdorni alkoolin për pastrimin e syzeve. Mund të zgjidhni raki ose vodka, mjafton të spruconi pak dhe me ndihmën e një furçe me qime të buta pastroni syzet. Do të zëvendësojë shumë lehtë larësit e shtrenjtë.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...