Lifestyle

Tri mënyra si baballarët mund të rrisin vajza pa komplekse për trupin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 27 September 2017

Vetëbesimi për trupin nuk vjen në mënyrë natyrale të fëmijët (apo te të rritur) ditëve të sotme, sepse pasiguritë fillojnë nga një moshë shumë e hershme.

Fëmijët po aq të vogël sa pesëvjeçar shprehin pakënaqësi me trupin e tyre, përderisa 80 për qind e vajzave kanë përpjekur t’i nënshtrohen dietave në moshën 10 vjeçe, e shumë vajza tjera të moshës gjashtë deri tetë vjeç kanë shprehur dëshirën të jenë më të holla, transmeton Telegrafi.

Por kjo nuk është diçka në të cilën po ndihmojnë televizionet, pasi që 87 për qind e personazheve femërore në emisione për fëmijë klasifikohen me peshë më të vogël se mesatarja.

-Advertisement-

Sigurisht se këto gjëra i prekin edhe djemtë, por studimet tregojnë se janë më të zakonshme mes femrave.

Studime të shumta kanë treguar ndikimin pozitiv që ka një lidhje e fortë babë-vajzë në vetëbesimin e vajzës. Por, çfarë mund të bëjë një baba për ta rritur një vajzë e cila nuk ka komplekse për trupin e saj?

Përqendrohuni në arritje të cilat nuk kanë të bëjnë me trupin

Përderisa çdo njeriut i pëlqejnë komplimentet, është e rëndësishme që të zgjidhni mirë atë çfarë i thoni vajzës, sepse asnjëherë nuk e dini se çfarë sillet në mendjen e saj dhe si ndikojnë komentet tuaja tek ajo.

Pra, lavdërojeni vajzën tuaj për atë çfarë është, e jo për atë se si duhet të duket!

Kritikojeni seksizmin në media

Sfidoni përshkrimet mediatike që e degradojnë femrën. Lëreni vajzën tuaj të kuptoj se jo gjithçka që shfaqet në televizion është në rregull.

Mirëqenia mendore le të jetë prioritet

Bëni ushtrime fizike dhe kujdesuni për shëndetin tejet mase. Mirëqenia mendore është shumë më e rëndësishme sesa arritja e çfarëdo dëshire fizike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera