Tri marrëveshjet e vogla të Grenell çojnë në marrëveshjen e madhe
Autori: Halil Berisha
11:33 | 03 September 2020
Tri marrëveshje të arritura në fillim të vitit në Gjermani i presin palën kosovare dhe atë serbe në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Një për hekurudha, një për autostradë dhe një për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, të arritura me ndërmjetësimin e Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, shkruan Gazeta Infokus.
Por asnjëra nuk po zbatohen për shkak të mos njohjes reciproke mes dy shteteve.
Megjithatë zyrtarë të afërt me zhvillimet në kuadër të takimit të 4 shtatorit në Uashington i kanë thënë Gazetës Infokus se pikërisht këto tri marrëveshje janë baza e marrëveshjes historike Kosovë-Serbi siç e ka quajtur edhe Trump dy vite më parë.
Në Uashington, brenda shtëpisë më të fuqishme në botë, pritet që të arrihet një marrëveshje për normalizimin e raporteve në mes të dy vendeve, e cila do të çonte në fillimin e zbatimit të këtyre tri marrëveshjeve që kryesisht kanë karakter ekonomik.
Kjo pasi që funksionalizimi i linjës ajrore, hekurudhave dhe autostradës nuk mund të bëhet pa normalizim të marrëdhënieve, heqjen e barrierave, njohje të pasaportave dhe kufijtë mes vendeve, shkruan Gazeta Infokus.
Por, çka janë këto tri marrëveshje që u nënshkruan me ndërmjetësimin e njeriut të afërt të Trump?
Marrëveshja për fluturimet Kosovë – Serbi
Kjo marrëveshje u nënshkrua në fillim të vitit 2020.
E se kjo ka rëndësi të madhe e tregon edhe fakti që pas arritjes së saj foli edhe vet i pari i ShBA-ve, Donald Trump, shkruan Gazeta Infokus.
“Të gjithë thanë që nuk mund të bëhet. Por për herë të parë brenda një gjenerate do të ketë fluturime direkte në mes të Serbisë dhe Kosovës. Edhe një fitore tjetër.Faleminderit kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien dhe Ambasadorit Richard Grenell”, kishte shkruar Trump.
Derisa Këshilli për Siguri Komëbtare i ShBA-ve e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes si ditë historike.
Marrëveshja në fjalë ishte nënshkruar të hënën e 21 janarit në Berlin të Gjermanisë, shkruan Gazeta Infokus.
Ujdia ishte bërë bashkë me aviokompaninë gjermane Lufthansa për të hapur linjën arjore Prishtinë – Beograd, gjë që dotë mundësonte hapjen e korridoreve të reja përmes hapësirës ajrore.
Megjithatë, Kosova ende nuk ka në menaxhim hapësirën e lartë ajrore të vendit, për të cilën me mandatin e NATO-s nën mbikqyrje e ka HungaroControl, shkruan Gazeta Infokus.
Marrëveshja për hekurudhat dhe autostradën
Edhe dy marrëveshjet e tjera me ndërmjetësimin e Grenell u nënshkruan në Berlin të Gjermanisë, ku amerikani ishte ambasador.
Përmes kësaj ujdie thuhet që të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese por edhe ndërtimin e rrugëve të reja për të lidhur dy vendet me rajonin dhe Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta Infokus.
Në nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve morën pjesë dy Presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.
Në marrëveshjen për autsotrada thuhet që ajo do të lidhë Prishtinën dhe Beogradin përmes pikës kufitare në Merdare, e që përmes Nishit do të arrijë në Beograd.
“Autostrada do të shërbejë si një komponent kyç në rrjetin kryesor të Evropës në transportin regjional, duke i lidhur korridoret rrugore Pan-Europiane me portet në bregdetin e Adriatikut”, thuhet në mes tjerash në letrën e interesit e cila u nënshkruar në Berlin./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































