Lajme

Tri kompani gati të investojnë 30 milionë euro në minierat e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 11 December 2018

Tri kompani ndërkombëtare planifikojnë të investojnë 30 milionë euro në sektorin e minierave në Kosovë.

Konzorciumi i kompanive Moxico Resources (Angli), Pluto Investment AG (Zvicër) dhe Luma Investment SA (Poloni), ia kanë dorëzuar të martën aplikacionin për tu bërë investitorë strategjik edhe ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Ministri Gashi është zotuar se do tu ofroi përkrahje që ky investim të realizohet pa pengesa.

-Advertisement-

“Ne, bazuar në zotimet tona si institucione, do të jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të pa-rezervë për përshpejtimin dhe thjeshtimin e procedurave administrative, dhe teknikaliteteve të tjera të nevojshme, ashtu që ky projekt i cili ka vlerën mbi 30 milionë EUR të fillojë sa më shpejt”, ka thënë ministri Gashi.

Konsorciumi Britanik-Zviceran-Polak është përqendruar në zhvillimin e biznesit në sektorin e Minierave, në Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, përkatësisht në Karaçë, Vllahi dhe Gumnishtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera