Lifestyle

Tri këshilla gardërobe për t’i theksuar vithet (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 30 May 2017

Çdo grua, pavarësisht trupit që ka, moshës apo kombësisë, dëshiron të ndryshojë diçka në pamjen e saj

Është e qartë se ushtrimet e rregullta fizike mu,nd t’ua dhurojnë linjat e dëshiruara, por ndonjëherë nuk mund të prisni aq gjatë!

Prandaj, duke i marrë parasysh këto, Telegrafi ju sjellë tri këshilla gardërobe të cilat do t’ju ndihmojnë t’i theksoni vithet.

-Advertisement-

Theksojeni belin

Për t’i bërë vithet tuaja të duken magjepsëse, zgjedhni rroba të cilat jua theksojnë belin. Aq më i hollë që duket beli, aq më të mahnitshme do t’ju duken vithet. Është më mirë t’i shmangni rrobat e ndryshme të cilat jua fshehin belin.

Shfaqni këmbët!

Një nga rregullat kryesore të modës është që nëse dëshironi që vithet tuaja të duken më të mëdha, asnjëherë mos hezitoni t’i shfaqni këmbët e bukura që i keni!

Vijat horizontale le të bëhen miku juaj i ngushtë!

Fustanet të cilat përmbajnë vija horizontale janë të krijuara me qëllim që t’jua bëjnë trupin t’ju duket më femnor dhe më elegant. Pamja e tillë e rritë gjerësinë e vitheve, duke i bërë ato të duken më rrethore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera