Shëndetësi

Tri karbohidratet e shëndetshme për persona me diabet

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 28 September 2017

Kur njerëzit e përmendin fjalën “karbohidrate”, shumicës u shkon mendja te sheqeri. Por kjo është vetëm gjysma e historisë!

Karbohidratet janë gjithashtu fibra dhe niseshte, të cilat janë prezente në shumë ushqime të pasura me vlera ushqyese, prandaj duhet të jenë pjesë e dietës së një diabetiku, transmeton Telegrafi.

Rreth 135 gramë karbohidrate nevojiten në baza ditore, dhe kjo sasi duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjitha shujtat.

-Advertisement-

Dhe në vend se t’i shmangni krejt karbohidratet, mirë është që ta planifikoni dietën me çdo gjë në modesti.

Më poshtë e keni një listë me karbohidrate të shëndetshme, të cilat do t’ju ndihmojnë:

Dredhëzat

Vetëm një gotë dredhëza përmban 11 gramë karbohidrate. Dredhëzat kanë pak kalori, kanë sasi të larta të fibrave dhe janë të mbushura me vitamina, antioksidantë dhe minerale.

Prandaj, dredhëzat duhet të përfshihen në dietën e një personi me diabet.

Arrat

30 gramë arra përmbajnë 4 gramë karbohidrate. Veç kësaj, arrat janë burim i mirë i proteinave të shëndetshme dhe yndyrave.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla treten më ngadalë krahasuar me patatet e bardha, dhe gjithashtu nuk e rrisin sheqerin në gjak shpejt. Kjo për shkak të përmbajtjes së fibrave që e kanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera