As tri javë pas sulmit brutal ndaj Agron Mustafës, Inspektoriati policor nuk ndëshkon sulmuesin
Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 18 January 2018
Janë bërë pothuajse tri javë që kur ka ndodhur rasti i sulmit ndaj drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Mustafa siç edhe shihej nga pamjet e publikuara menjëherë në media u sulmua nga polici i njohur si Tarkani (Avni Berisha) duke u ndihmuar nga Nazim Sahiti, drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsionit.
Mustafa pati marrë edhe lëndime trupore, mirëpo ironikisht gjatë marrjes në pyetje në Stacion të Policisë, statusi i tij nga viktima u shndërrua në atë të të dyshuarit.
Mustafa, rikujton:
“Unë e paraqita rastin në polici. Duket se është normale se pasi që e paraqet rastin në polici, në këtë rast sulmin ndaj meje, fillova të intervistohem dhe të jap një deklaratë në cilësinë e viktimës. Mirëpo, pas disa orësh, nga raportuesi i rastit nga i lënduari më ndërrohet statusi, shndërrohem në cilësinë e të dyshuarit… “.
Mustafa potencon se policët që e sulmuan kanë deklaruar rrejshëm se e gjitha atë ditë ndodhi pasi ata tentuan ta arrestojnë.
“Sipas deklaratës së tyre pas tentimit të arrestimit unë kam ikur dhe nuk kanë arritur të më arrestojnë. Mirëpo, fatmirësisht këtu doli se ekzistojnë videoinçizimet dhe këto e demantojnë dhe e thonë të kundërtën e asaj që thonë ata në Stacionin e Policisë në Prishtinë dhe vërehet se drejtori i Telekomit, unë Agron Mustafa, jam sulmuar, jam rrahur . Në video shihet një brutalitet i ashpër dhe rrallë i parë diku, pa as edhe një tentim të arrestimit ndaj meje. Me fjalë tjera, vlerësoj dhe konsideroj se janë bërë një mori shkeljesh nga vet zyrtarët policor duke filluar nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe autoritetit si polic dhe duke tejkaluar autorizimet dhe kompetencat që ata i kanë se si duhet sjellë në publik”.
Inspektorati Policor i Kosovës menjëherë pas ngjarjes, njoftoi se ka suspenduar policin Avni Berisha, i cili siç shihej edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë së lokaleve përreth, kishte goditur me grushte Mustafën. Por, dhe përkundër bërjes publike të fakteve përmes videoincizimeve ndaj njërit prej tyre ende nuk janë ndërmarrë masa ndëshkimi.
IPK-ja tash e tri javë është duke e amnistuar të përfshirin tjetër në këtë rast, Nazim Sahitin, që po ashtu kishte marr pjesë në rrahje, duke mos i shqiptuar asnjë masë disiplinore.
Kjo ka bërë që Mustafa me të drejtë të ngrisë dyshime ndaj kryeshefit të IPK-së, si njeri të afërt me Nazmi Sahitin.
Një javë pas sulmit Agron Mustafa përmes një letre i pati kërkuar Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt, që përmes autoritetit të tij të veproj urgjentisht mbi Inspektoratin Policor të Kosovës në parandalimin e tentim-devijimit të rastit si dhe fshehjes së fakteve relevante për rastin, pasi sipas tij ishte shumë e qartë se pse personi i dytë që asistoi direkt në sulmin fizik ndaj tij, trajtohet në cilësinë e dëshmitarit e jo si i dyshuar!
“Nuk shoh as edhe një arsye tjetër, përveç ndikimit të drejtpërdrejt të shefit të IPK-së në tentim devijimin e hetimeve dhe fshehjes së dëshmive, me të vetmin qëllim për të amnistuar njërin nga sulmuesit ndaj meje”, thuhej ndër tjerash në letrën e Mustafës drejtuar ministrit.
Gazeta Observer ka kontaktuar me Inspektoriatin Policor të Kosovës për të marrë informata se deri ku kanë vajtur hetimet dhe se a është marrë ende ndonjë vendim ndaj Sahitit. Mirëpo, gjithçka që ka të bëjë me rastin sipas Inspektoriati janë thënë në dy komunikata për media, të cilat janë lëshuar menjëherë pas rastit.
“Në të njëjtat janë përshkruar veprimet hetimore dhe masat administrative të cilat janë ndërmarrë nga hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent. Të njëjtat edhe janë publikuar në ueb faqen zyrtare të IPK-së. Për shkak të procesit hetimor nuk mund të ipen detaje të tjera shtesë lidhur me këtë rast. Në koordinim të plotë me prokurorin kompetent hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rastit, dhe në koordinim të njëjtë do të ketë edhe informacione shtesë për mediat dhe qytetarët kur një gjë e tillë nuk do të pengojë procesin hetimor”, thuhet në përgjigjen e Inspektoriatit për Gazetën Observer.
Në anën tjetër në konferencën e fundit për media të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ky i fundit është treguar tejet indiferent ndaj sulmit.
“ Deri diku e kuptoj drejtorin e policisë, me thënë të drejtën e kam mik të mirë dhe e kam përcjellë deklaratën e tij dhe të gjithë përgjegjësinë e hudhë në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe potencon faktin se Inspektorati është duke u marrë me rastin …”, thekson Mustafa duke bërë të ditur edhe se ditën kritike pas shkuarjes në Stacion të Policisë, Shpend Maxhunit i ka dërguar një mesazh për shkak të korrektësisë dhe profilit të lartë të rastit, në këtë rast si drejtor i Telekomit duke e njoftuar se është sulmuar nga dy personat, por se nuk ka patur ndonjë përgjigje nga ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...