Lajme

Tri foto nga takimi në Bruksel, Kurti e Vuçiq i ikin kontaktit me sy

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 21 November 2022

Bashkimi Europian ka publikuar pamjet nga nisja e takimit urgjent ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Këtë takim po e ndërmjetësojnë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Emisari për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti dhe Vuçiq nuk u kapën duke e shikuar qartazi njëri-tjetrin në sy, në asnjërën prej fotografive të publikuara nga BE-ja.

-Advertisement-

Paraprakisht, Borrell zhvilloi takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin.

Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugedaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, thuhet në njoftimin e BE-së. Unioni kërkon veçanërisht zgjidhje për çështjen e targave dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Një deklaratë për shtyp do të lëshohet në fund të takimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera