Lajme

Tri femra tentojnë ta kalojnë ilegalisht kufirin, dërgohen në karantinë

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 04 April 2020

Njësiti policor gjatë patrullimit afër pikës kufitare “Vermicë”, ka hasur dhe ndaluar tri femra kosovare duke kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Shqipërisë për në Kosovë.

Sipas policisë, të dyshuarat janë hasur afër vendit të quajtur foleja e Shqiponjave.

Të dyshuarave i është bërë kontrolli mjekësor, me rekomandim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila kalon në procedurë të rregullt dhe të njëjtat pas procedurave janë dërguar në karantinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera