Tri ditë zie në Mal të Zi pas masakrës në Cetinjë
Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 13 August 2022
Të shtunën, më 13 gusht, Qeveria e Malit të Zi shpalli tri ditë zie në gjithë territorin e vendit, pas tragjedisë në Cetinjë.
Nga të shtënat që ndodhën të premten në lagjen Medovina të Cetinjës mbetën të vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi.
Në mesin e vrarëve janë edhe dy fëmijë.
Ndërsa gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë në rrezik për jetë.
Drejtori i policisë, Zoran Bërgjanin, ka thënë se sipas informacioneve të policisë, rreth orës 15:30 të datës 12 gusht, 34-vjeçari me inicialet V.B. nga Cetinja ka qëlluar me armë në drejtim të një familjeje, anëtarët e të cilës ishin qiramarrës në shtëpinë e tij, në vendbanimin Medovina.
“Në këtë rast, duke përdorur armën e zjarrit – pushkë gjuetie – ka marrë jetën e dy fëmijëve, njëri tetë dhe tjetri 11 vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila vdiq në spital nga plagët e marra. Më pas ai ka dalë dhe ka qëlluar banorët të kësaj lagjeje me të njëjtën armë zjarri, me ç’rast u ka marrë jetën shtatë personave të tjerë, ndërsa gjashtë të tjerë i ka plagosur”, ka shpjeguar Bërgjanin.
Nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur rëndë një polic, ka deklaruar drejtori i policisë, duke shtuar se nuk dihet se çfarë e ka motivuar V.B. që ta kryejë këtë akt, me ç’rast edhe ai vetë është privuar nga jeta.
Në përputhje me vendimin e Qeverisë, ditë zie janë e shtuna, e diela dhe e hëna.
“Në ditët e zisë, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore, flamujt do të jenë në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe institucioneve publike”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, në ditët e zisë nuk do të zhvillohen programe kulturore dhe argëtuese në ambiente publike dhe nuk do të transmetohet muzikë në ambientet e hotelierisë.
Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik./rel
Të tjera
-
Ambasadori britanik ngjitet në malet e Sharrit: Vendi më i bukur që kam qenë ndonjëherë
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka festuar...
-
E dhimbshme; Vdes vajza 2 vjeçare nga Ferizaj
Një ngjarje e rëndë e ka kapluar një familje nga Ferizaj, shkruan Gazeta Insa...
-
Remi përfshihet në debatin e fundit: Vetëm falë UÇK’së sot e gëzojmë lirinë
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit,...
-
Potencial për konflikte në Veri, Gjermania: Nuk ikim nga Kosova, misioni në KFOR të zgjatet
Ruajtja e paqes në Ballkan është përgjegjësia jonë”. Me këtë argument, depute...
-
Shqiptarët në Itali mobilizohen në mbështetje të kandidatit të parë shqiptar nga Italia për deputet në PE, Muharrem Salihu
Shqiptarët gjithandej Italisë janë bërë bashkë në mbështetje të kandidatit të...
-
Bajrami i reagon Muratit për “rritjen e cilësisë së jetës”: Me çka ministër, mashtrimet s’kalojnë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se VV-ja...
-
Nis “Parada e Krenarisë”, i prin Kurti
Ka nisur “Parada e Krenarisë’ në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet me moton “...
-
Përparim Rama i bashkohet Paradës së Krenarisë
Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” ka nisur mbledhja në sheshin e Prishtin...
-
Konjufca i bën thirrje mërgatës të dalin në votime: Zgjedhjet europiane janë të rëndësishme për të gjithë ne
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dalë me një thirrje për mërgatën shqiptare...
-
“Presidenca tha se e cënoi sigurinë kombëtare”, policia e merr në pyetje Bedri Elezin!
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, ka konfirmuar se është thirrur ...
-
Listës Srpska s’i jepet fjala në Kuvendin panserb, i pret Vuçeviqi: Na tha se Kosova është pjesë e Serbisë
Krerët e Listës Serbe sot kanë qëndruar për një vizitë në Beograd ku janë pri...
-
Gërvalla pranon që ka mospajtime me Osmanin: Nuk është nevoja të pajtohemi 100 për qind
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte bërë reagimin e saj më të ashpër ...