Sport

Tri barazime radhazi për FC Drenicën, ja si e shpjegon Tahir Lushtaku këtë situatë!

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 19 October 2019

Drenica barazoi sërish në kryeqytet, por këtë herë ndaj KF Flamurtarit (0-0). Për ‘kuqezinjtë’ nga Skenderaj ky ishte barazimi i tretë më radhë, raporton Gazetasheshi.

Kryetrajneri i kësaj skuadre Tahir Lushtaku foli pas ndeshjes, teksa komentoi ndeshjen ndaj Flamurtarit.

“Jam i kënaqur me pjesën e parë të lojës, pasi që kemi krijuar shumë raste, ndërkohë që në pjesën e dytë e ulëm ritmin e lojës dhe nuk jam aspak i kënaqur. Kur nuk shënon, atëherë pëson, por ne patëm fat dhe duhet të mbetemi me këtë pikë”, deklaroi Tahir Lushtaku për “Super Sport Kosova”.

-Advertisement-

Me këtë pikë Drenica tejkalon Trepçën ’89 në renditjen tabelare me 11 pikë të tubuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera