Lajme

Tri arsyet e Vuçiqit që po ngritin tensione në veri të Kosovës, flet Vllasi

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 22 December 2022

Njohësi i zhvillimeve në rajon, Azem Vllasi, duke diskutuar rreth zhvillimeve të fundit dhe tensionove në veri të Kosovës, ka thënë se janë tri arsye të Vuçiqit, të cilat po ngritin tesione.

Sipas Vllasit, njëra prej tri arsyeve të pushtetarëve të Beogradit për tesionet në veri është plani franko/gjerman që nuk po i pëlqen Beogradit.

“Kjo është një skenar i njoftuar për keqpërdorimin e serbëve të Kosovës, kurdo që i duhet pushtetit të Beogradit. Tash konkretisht këto tensione pushtetarët e Beogradit i ngritin për së paku për tri arsye, e para është prej që ka dalë plani franko/gjerman e që e mbështetin edhe SHBA-të… Beogradit nuk i pëlqen ai plan… pasi insiston në përfundimin e bisedimeve pasi perëndimorët nuk kanë kohë të vonojnë këtë dialog”, ka thënë Vllasi.

-Advertisement-

Arsyeja e dytë, sipas tij, është se Vuçiq po dëshiron t’i shantazhojë ndërkombëtarët dhe autoritet e Kosovës, që të formojnë Asociacion e komunave me shumicë serbe.

Por siç ka thënë Vllasi, ai dëshiron që kjo bashkësi e komunave të jetë e lidhur drejtpërdrejtë me Beogradin, ashtu që serbët e Kosovës t’i nxjerrë krejtësisht prej juridiksionit të Kosovës.

“Asryeja e dytë është Vuçiq dëshiron t’i shantazhojë ndërkombëtarët dhe autoritet e Kosovës që patjetër të formojnë Bashkësin e Komunave serbe, siç e quajnë ata. Dhe ajo të bëhet një lloj pushteti për serbët e Kosovës dhe të bëhet lidhur drejtpërdrejti me Beogradin, ashtu serbët e Kosovës t’i nxjerrë krejtësisht prej juridiksionit të Kosovës”.

Vllasi ka thënë se arsyeja e tretë e Vuçiq është ta pamundësojë prezencën e pushteti të Kosovës në veri.

“E treta është me këso marifete, të pamundësojë prezencën e çfarë pushteti të Kosovës në në veri, as polici, as gjyqësor, tash bëjnë presion për dy të arrestuar se ka prova të bazushme se kanë kryer vepra penale, sipas tyre, nuk guxon Gjyqësori i Kosovës të arrestojë serbët, as të mos jenë afër e as prezente policia atje, dhe kështu ta ndajnë krejtësisht pjesën veriore, me shpresë se një ditë kur ta bëjnë këtë Bashkësinë, ndoshta të krijojë kushte që ajo pjesë të jetë nën qeverisjen e Serbisë dhe pa asnjë qasje të pushtet të Kosovës”.

Ndërkaq, Vllasi ka shtuar se KFOR-i duhet t’i largojë barrikadat në veri të Kosovës, kurse kryeministri, Albin Kurti, duhet të bashkëpunojë ngushtë me ndërkombëtarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera