Sport

Trezeguet ka folur për derbin e madh, Inter – Juventus, ja kush fiton sipas tij

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 05 October 2019

Nesër do të zhvillohet derbi i madh i Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit.

Ky derbi pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh formën e të dyja skuadrave në të cilën janë duke kaluar.

Interi prin në renditjen tabelare, pa asnjë humbje deri më tani, ndërsa Juventus e ndjek nga vendi i dytë me vetëm 2 pikë më pak.

-Advertisement-

Para këtij derbi ka folur edhe ish-sulmuesi francez i Juventusit, David Trezeguet, i cili është shprehur se kjo pritet të jetë ndeshja më e rëndësishme në historinë e kampionatit italian, mirëpo sipas tij nuk do të jetë përcaktuese për fatin e kampionit të këtij sezoni në Serie A.

“Derby d’Italia ? Përballen dy shoqëri që funksionojnë shumë mirë dhe synojnë të fitojnë. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, dhe emocionalisht shumë e fortë. Mbetet ndoshta ndeshja më e rëndësishme në historinë e kampionatit italian. Përcaktuese ? Nuk mendoj sepse është shumë shpejt, por gjithsesi do të jetë një ndeshje e bukur”, tha fillimisht Trezegeut.

“Për Juven nuk do të jetë e lehtë, Interi ka një potencial të rëndësishëm. Sarri do të duhet të vendosë një formacion që mund të përballojë shpërthimet e Interit. Loja e Juves është përmirësuar, por reparti i mbrojtjes mund të japë edhe më shumë. Ronaldo ende dëshiron të jetë një bomber i pamëshirshëm. Duke qëndruar te tema e sulmuesve, besoj se dueli Lukaku-Higuain është vendimtar dhe mendoj se argjentinasi do të fitojë. Do të jetë një garë e vështirë, e balancuar dhe shpresoj se do të jetë spektakolare”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Interit dhe Juventusi zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera