Tretja e mirë apo e keqe/ Si ndikon në peshën tuaj dhe çfarë të bëni
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 30 March 2021
Njerëzit që janë të dobët dhe elegantë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Paraqitjen e tyre të jashtme zakonisht ia atribuojnë metabolizmit, pra tretjes, por kjo sipas ekspertëve nuk është e vërtetë.
Sipas tyre, njerëzit që janë të dobët nuk kanë një metabolizëm më të shpejtë se ata mbipeshë. Përkundrazi, sa më trupmadh të jetë njeriu aq më shumë kalori do të djegë ai.
Metabolizmi i Njeriut
Metabolizmi bazë është një term që i referohet kalorive për të cilat ka nevojë çdo qelizë e trupit teksa qëndron pa lëvizur. Kaloritë janë të nevojshme për funksionet bazë të trupit, organet, muskujt, indet dhe për energjinë që duhet për shpërbërjen e ushqimeve që hamë. Për pasojë, njerëzit që kanë një masë më të madhe trupore djegin më shumë kalori.
Sipas ekspertëve, nëse dy njerëz me pesha të ndryshme qëndrojnë shtrirë në të njëjtin pozicion, personi me peshë më të madhe do të djegë më shumë kalori. Këto fakte biologjike shpjegojnë se përse njeriu arrin të humbasë disa kilogramë në fillim dhe më pas e ka të pamundur të vazhdojë me rënien nga pesha. Sipas të dhënave, ajo që ndodh është se kur pesha trupore bie, njeriu djeg më pak kalori.
Përbërja e Trupit Të Njeriut
Njerëzit me një masë muskulare më të madhe djegin më shumë kalori se njerëzit që kanë depozita dhjamore. Kjo do të thotë se njerëzit që kanë një masë muskulare të madhe kanë një metabolizëm më të shpejtë. Njerëzit që kanë një masë më të madhe dhjamore kanë një metabolizëm më të ngadaltë.
Roli i Aktivitetit Fizik
Këshillohet se mënyra se si organizmi ynë djeg kaloritë ndikohet fort nga aktiviteti fizik. Niveli i këtij të fundit, përcakton jo vetëm sasinë e kalorive që kemi nevojë çdo ditë, por është edhe vendimtar për rënien nga pesha. Njeriu nuk arrin dot të kontrollojë faktorët genetikë që ndikojnë tek metabolizmi. Megjithatë duhet të keni parasysh që aktiviteti fizk është kryesor për përshpejtimin e metabolizmit dhe rënien në peshë.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...