Sport

Treshja fantastike e Liverpoolit gati për finalen e madhe

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 17 May 2018

Treshja e formuar nga Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino ka dërguar Liverpoolin në finalen e madhe e cila zhvillohet kundër Real Madrid  në Kiev, shkruan infokusi.

Të tre së bashku kanë eliminuar skuadra të mëdha si Porto, Manchester City, Roma, Sevilla, Maribor dhe Spartak Moscow.

Një forcë e madhe, një makineri e golave që do të jenë kërcënimi kryesor për Real Madridin në përpjekjen e tyre për të ngritur Kupën e 13-të Evropiane në historinë e tyre.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Këpucët e Salah, mes faraonëve të lashtë në Muzeun Britanik (FOTO)

Zinedine Zidane e di se neutralizimi i tre bartësve kryesor te Liverpooli i Jurgen Klopp do ta bëjë më të lehtë triumfin e tyre të tretë me radhë të Ligës së Kampioneve.

Megjithatë, ju duhet vetëm të rishikoni statistikat e treshes sulmuese te Liverpooli,  Salah, 10, Firmino 10  dhe Mane, 9, gola flasin mjaftueshëm për këtë treshe fantastike, e cila është gati për përballje e 26, majit kundër Real Madridit. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera