Lajme

“Trepça” porositë hurma e ushqime tjera në vlerë prej 5600 euro

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 25 May 2018

Një kontratë me vlerë prej 5600 euro ka lidhur “Trepça”, ndërmarrje kjo në Administrim të Agjencisë Kosovare të Pprivatizimit.

E ajo nuk ka të bëjë për punët xehtare e metalurgjike por me furnizim me artikuj ushqimore për muajin e Ramazanit, shkruan Infokusi.

Kompania “ENZO ” SH.P.K. ka firuar tenderin e ndërmarrjes, e cila edhe do të furnizoj “Trepçën” me ushqime për muajin e Ramazanit, ku sigurisht nuk do të mungojnë hurmat e llokumet.

-Advertisement-

Kështu kompania fituese për 30 ditë të muajit të Ramazanit do të dërgoj tek Miniera me flotacion Stantërg ushqime për minatorët dhe menaxhmentin e ndërmarrjes, të cilët edhe agjërojnë muajin e Ramazanit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera