Lajme

‘Trepça’ largon edhe një punëtor, thonë se nuk u paraqit në punë që nga 1 prilli

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 29 August 2024

Ndërmarrja publike ‘Trepça’ ka marrë vendim që të ndërpresë marrëdhënien e punës edhe për një punëtor.

Në një njoftim për media, nga ndërmarrja bëjnë me dije se B.B. ka qenë recidivist i shkeljeve të detyrave të punës dhe i njëjti s’është paraqitur në punë që nga 1 prilli i këtij viti.

“Me datën 29.8.2024  Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. B.B. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:4651 e dt. 26.8.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për arsye se i njëjti nuk është paraqitur në punë që nga data 01.4.2024 si dhe po ashtu i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të detyrave të punës. Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4733 të dt. 29.8.2024  dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për B.B.”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kujtojmë se disa minatorë u përballën me largime nga puna, ku disa prej tyre nga menaxhmeti i Trepçës është bërë e ditur se u është ndërprerë marrëdhënia e punës, ndërsa të tjerë janë suspenduar nga puna.

‘Trepça’ po ashtu ka marrë vendim që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për dy njësi të saj, atë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stan Terg si dhe atë me flotacion Kishnicë dhe Artanë për shkak të koncentratit të humbur gjatë ditëve të grevës së minatorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera