Sport

Trepça fiton në takimin e parë të Play Out-it kundër Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 14 October 2020

Sfidën e parë të Play Out-it e ka fituar Trepça, që e ka mundur AS Prishtinën në udhëtim me rezultat 54:76 (13:13, 18:25, 9:20, 14:18).

Çereku i parë ishte shumë i barabartë dhe kjo bëri që pas 10 minutash rezultati në semafor të tregonte shifrat 13:13. Por, në atë të dytë, mitrovicasit ishin më të mirë, duke fituar këtë pjesë 18:25, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 31:38. Besnik Azemi ishte më i dalluari në këtë pjesë me 14 pikë.

Xehetarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke e fituar 9:20, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 40:58. Mysafirët për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e fundit 14:18, duke e fituar ndeshjen me rezultat 54:76.

-Advertisement-

Dardan Sejdiu dhe Alban Latifaj u dalluan te AS Prishtina me nga 17, përkatësisht 16 pikë, kurse te Trepça, Besnik Azemi me 21 pikë e gjashtë kërcime.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të shtunën në Mitrovicë, ku do të përcaktohet se kush do të garojë në elitën e basketbollit në edicionin e ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera