Lajme

“Trepça dhe Ujmani do t’i mbeten Serbisë”

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 26 August 2018

Trepça dhe hidrocentrali i Ujmanit janë me rëndësi strategjike për ekzistimin dhe të ardhmen e popullit serb në Kosovë, thotë kryetari komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviq.

Ai është i bindur se Serbia do t’ia dalë t’i ruajë ato si pasuri të veta.

“Kombinati Trepça si dhe hidrocentrali i Ujmanit ka rëndësi shumë të madhe ekonomike për serbët në Kosovë, sepse nga to jetojnë rreth 2.500 familje. Ndërsa për Prishtinën, Trepça është, para së gjithash, përpjekje për ta realizuar qëllimin politik – që veriu i Kosovës të integrohet në sistemin e saj dhe ta marrë kontrollin ndaj këtij territori”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kombinatit Jovan Dimkiq.

-Advertisement-

Trepça veri, konsideron ai, përcjell tanjug, është subjekti ekonomik më madh dhe më i rëndësishëm në veri të Kosovës dhe më gjerë në të cilin janë të punësuar serbët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera