Sport

Trepça ’89 fajëson futbollistët për dorëheqjen e Maganit

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 01 November 2018

Vetëm një ditë pasi trajneri i Trepçës ’89, Gugash Magani dha dorëheqje nga ky post, klubi mitrovicas ka dal me njoftim zyrtar.

Mitrovicasit kanë zyrtarizuar Sabit Osmanin si zëvendësues të Maganit, teksa fajësojnë futbollistët për mospërfillje dhe moszbatim të detyrave të dhëna nga trajneri i sapodorëhequr.

Trepça ’89 bëri shumë ndryshime gjatë verës, duke transferuar shumë futbollistë të huaj me të cilët pretendoi edhe titullin, por është larg objektivave.

-Advertisement-

Njoftimi i klubit mitrovicas

Falenderojm profesor Gugash Magani për aq sa qëndroj në krye të Shtabit Teknik te Minatorët.
Shkaku dhe arsyeja e largimit të Profesorit Magani është mospërfillja dhe moszbatimin e detyrave nga vetëlojtarët për të cilat kanë pasur obligim me i zbatue.
Profesor Maganit i deshirojm Fat dhe Suksese ne të ardhmen, njëherit e konfirmuar nga Presidenti Zeka se Asistenti Trejneri Sabit Osmani do ta drejtoj Trepçen 89, deri ne perfundim te edicionit vjeshtor ne Superlige, me qrast Kryesia, Stafi i bashkëpunëtorëve dhe lojtarët i dëshirojm Suksese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera