Sport

Trepça ’89 bëhet me drejtor të ri sportiv (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 11 January 2020

Trepça ’89 ka prezantuar drejtorin e ri sportiv, shkruan Gazeta inFokus.

Klubi nga Mitrovica ka emëruar Lindrit Misini drejtor sportiv.

Këtë lajm e ka bërë të dituar faqja zyrtare e klubit të Trepçës ’89.

-Advertisement-

“Se dashuria ndaj klubit amë nuk harrohet u dëshmua sot. Dikur “SHTATËSHJA” e rrezikshme e Minatorëve sot rikthehet në klub si Drejtor Sportiv.

Bëhet fjalë për Lindrit Misinin i cili sot u prezantua para Lojtarëve dhe para Stafit udhëheqës të KF TREPÇA’89 FC, ku Kryesia në krye me Presidentin z. Abedin Zeka BEKI i dëshiruan mirëseardhje dhe njëherit tashmë Drejtori Sportiv z. Misini premtoj se do ta jap maksimumin për të mirën e klubit”, thuhet në njoftimin e 89-shit të publikuar në faqen zyrtare të tyre në Facebook./Gazeta inFokus/

Fotografia e KF Trepça '89 FC

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera