Treni i blinduar, Kim Jong Un hyn në Rusi! Putin e pret në Vladivostok

Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 12 September 2023
Në sfidë të hapur të paralajmërimeve të SHBA-së, lideri koreano-verior mbërriti me trenin e tij të blinduar në Rusi për bisedimeve me Vladimir Putinin.
Moska kërkon nga Peniani që t`i shesë muniocione e armatime për luftën e saj në Ukrainë, ndërsa Koreja e Veriut pretendon ndihmë ushqimore e mundësisht teknologji për programin e saj të ndaluar të raketave dhe armëve bërthamore. Shefi i Kremlinit sipas BBC, ndodhet në Vladivostok, 200 km larg kufirit koreano-verior, por nuk është ende e qartë se ku do të zhvillohet takimit mes tyre, pasi treni i Kim lëvizi më tej drejt veriut.
Ky është udhëtimi i parë jashtë kufijve i kim Jon un, i cili ballë për ballë me Putinin për herë të fundit është gjendur në vitin 2019. Edhe pse lideri i Koresë së Veriut përdorur avionët për të udhëtuar, në dallim nga babai i tij që shmangte udhëtimin ajror, ai gjithashtu ka përdorur trenin e tij personal për takime në të kaluarën me Putin, me Presidentin kinez Xi Jinping dhe ish-Presidentin amerikan Donald Trump, duke rikthyer kështu edhe një simbol të regjimit të dinastisë së familjes së tij.
Zyrtarët amerikanë bënë publike javën e kaluar të dhëna zbulimi për faktin që Koreja e Veriut dhe Rusia po përgatisnin një takim mes udhëheqësve, që do të ndodhte brenda këtij muaji, ndërsa po zgjerojnë bashkëpunimin mes tyre dhe thellojnë mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Putin është i fokusuar tek k sigurimi i furnizimeve të mëtejshme nga vendi komunist me predha artilerie dhe municione të tjera, për të plotësuar rezervat që po përdoren me shpejtësi për të zmbrapsur kundërofensivën e Ukrainës, duke demonstruar kështu edhe se është në gjendje të përballojë një luftë të zgjatur me synim degradimin e kapaciteteve të kundërshtarit.

Të tjera
-
Pamje të tmerrshme nga rruga Mitrovicë – Vushtrri, dhjetëra qenë të ngordhur në kamion
Pamje të tmerrshme janë shfaqur sot në rrugën Mitrovicë – Vushtrri. Aty ës...
-
Presidentja gati për ta pritur shefin e NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të qëndrojë sot për vizitë z...
-
Njoftim me rëndësi: Shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë
Në një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Gjermani,...
-
E përplạs treni, ndërron jetë emigranti shqiptar në Milano
Një emigrant shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni në Itali...
-
KQZ: Dje janë rinumëruar 13 nga 50 vendvotimet, bëhet fjalë për ato të Vushtrrisë
Të hënën në QNR, me vendim të KQZ’së, janë rinumëruar 13 nga 50 vendvotimet. ...
-
Mëngjesi nis dhụnshëm në Prishtinë- Rrạhje me boḳsa e shqelma mes disa qytetarëve në komunikacion
Disa persona janë përfshirë në një rrahje të martën në Prishtinë. Koha ka ...
-
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Haxhi Shalës lidhur me paraburgimin
Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në...
-
Rama: Raportimet se kryeqyteti ka 80 milionë euro borxhe janë të pasakta, krijojnë perceptim të gabuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka thënë se raportimet e fundi...
-
Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për “ofrim të materialit pọṛnọgrafik të personave nën moshën 16 vjeç”
Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se u ka dërguar dis...
-
Rutte: Ajo që ndodhi në BeH dhe Kosovë, nuk duhet të ndodhë më kurrë
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NAT...
-
Një person dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit, policia nis hetimet
Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Sipas p...
-
Sekuestrohen dy ạrmë zjạrri në Prishtinë
Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pas një bastisjeje në një shtëpi në rru...