Lajme

Treni godet për vdekje një person në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 21 October 2021

Një person është goditur për vdekje nga treni sot në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet ka mësuar se dyshohet se viktima ishte i shtrirë në hekurudhë.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se ishte shoferi i trenit ai që ka deklaruar se viktima ka qenë i shtrirë në binarët e trenit.

-Advertisement-

Sipas dëshmitarëve trupi i viktimës është dëmtuar aq shumë, saqë identifikimi ka qenë i pamundur deri më tani.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se i gjithë rasti ka ndodhur përballë Viva Fresh në Pejë.

Gazeta Sinjali do të ju mbaj të informuar për këtë ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera