Trendi i ikjes së mjekëve, për katër vjet u larguan mbi 400 mjekë nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 07 November 2021
Kushtet jo të mira të punës dhe pagat e ulëta, kanë bërë që kuadri specialistik mjekësor të ikë nga Kosova në vende të ndryshme të botës. Vetëm për katër vjet nga Kosova kanë ikur mbi 400 mjekë.
Me kushtet e punës, politikat shëndetësore dhe me pagesë, nuk janë pajtuar shumë mjekë specialistë, andaj kjo ka qenë edhe arsyeja e ikjes nga Kosova për të kërkuar punë në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë
Kryetarit i Odës së Mjekëve të Kosovës, dr. Pleurat Sejdiut në një prononcim për Telegrafin konfirmoi se largimi i mjekëve po ndodh për shkak të kushteve të punës.
“Gjatë një minisondazhi që e bëjmë me rastin e aplikimit për dokumentin e nevojshëm për punësim në shtetet e BE-së por jo vetëm, shumica janë deklaruar se largohen për shkak të kushteve të punës , pastaj vijnë kualiteti i shkollimit specialistik dhe rrogat” thotë ai.
Po ashtu Sejdiu tregon që mosha e atyre mjekëve të cilët vendosin që veprimtarinë e tyre ta zhvillojnë në ndonjë vend tjetër është kryesisht mosha e mesme.
“Gjatë këtyre 4 viteve të fundit, nga funksionalizimi i OMK-së, janë larguar 454 mjek e kryesisht mosha mesatare e tyre është pak mbi moshën 31 vjeçare”, vazhdon tutje ai.
Kurse dr. Pleurati thotë që nuk kanë qëndruar duarkryq, përballë këtij trendi të ikjes së mjekëve nga Kosova, ai pohon që në Ministrinë e Shëndetësisë kanë shkuar me propozime konkrete për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi por nuk kanë hasur në bashkëpunim nga këta të fundit.
“Ne në disa raste ju kem bërë MSH-së propozime konkrete për rregullimin e kësaj, çështje si përmirësimi i kushteve të punës, mënyra e ngritjes së cilësisë të shkollimit specialistik, ngritja e pagave si dhe precizimi ligjor për punësimin e afër 300 mjekëve të pa punë, por shihet që nuk kemi hasur nga MSH-ja në mirëkuptim apo bashkëpunim rreth kësaj çështje”, përfundon ai.
Ndryshe, sipas të dhënave të publikuara në tetor nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se më 2020 numri i përgjithshëm i të punësuarve në sistemin shëndetësor ishte 13,518. Prej tyre, 3,555 ishin mjekë specialistë, kurse 8,386 infermierë dhe 1,577 staf jomjekësor. Paga bruto e mjekëve specialistë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri, për punën që kryen, paguhet rreth 300 euro në muaj.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...