Lajme

Trendafilova tregon se kur nis gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 21 September 2022

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekatarina Trendafilova, deklaroi se procesi gjyqësor ndaj ish presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pritet të fillojë nga pranvera e vitit që vjen.

Në një konferencë për media të mbajtur online, Trendafilova foli për shumë tema dhe pranoi pyetje nga gazetarët kosovarë.

Kjo për faktin se ajo anuloi vizitën e saj në Gjilan, pas paralajmërimeve për protesta ndaj saj.Në këtë konferencë, Trendafilova foli edhe për Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me të cilën i kërkohet Këshillit të Evropës të miratojë një tjetër, që do të shfuqizonte atë mbi të cilën u krijuan Dhomat e Specializuara.

-Advertisement-

Ndër të tjera, në këtë konferencë, Trendafilova foli edhe për arsyet e vonesave në fillimin e proceseve gjyqësore dhe nëse ndaj të akuzuarve, po bëhet shkelje e të drejtave të njeriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera