Rozë

Trëndafila dhe dhurata luksoze, Melinda Ademi suprizohet për ditëlindje

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 20 November 2020

Ditën e djeshme këngëtarja dhe reperja Melinda Ademi festoi ditëlindjen, ku mbushi plot 25 vite, shkruan Express Rozë.

Urimet për këtë ditë të veçantë të saj nuk kanë munguar, Melinda ka pranuar edhe shumë dhurata të bukura nga mikeshat e saja dhe motra.

Reperja ka zbuluar se ato i kanë dhuruar buqeta me trëndafila, ëmbëlsira dhe diçka nga firma e njohur “Valentino” të cilën ajo nuk e zbuloi.

-Advertisement-

“WOW! Faleminderit shumë motra ime e mrekullueshme dhe miqtë e mi që më bëtë ditëlindjen e këtij viti kaq speciale”, ka shkruar Melinda në videon përkrah dhuratave.

Kujtojmë se së fundmi këngëtarja është përfolur për një lidhje me menaxherin e kompanisë “ Redbox” ku këngëtarja tash e disa vite është pjesë e saj.

Si duket lidhja e tyre sa vjen e bëhet më serioze, “ N’zoom” ka raportuar se ata tanimë kanë nisur bashkëjetesën në Prishtinë.

Kujtojmë se kënga e fundit e Melindës ishte në bashkëpunim me Gjikon, vëllai i së cilit është edhe themeluesi i kompanisë “RedBox” kjo lindi edhe më shumë dyshimet se mes saj dhe menaxherit të kompanisë Granit Muhaxheri ka diçka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera